Zgjedhjet në Kosovë janë konsideruar si një shembull për tu ndjekur prej presidentit ilir meta. Në një takim me studentë ekselentë ai ka theksuar se për krizën politike në shqipëri, apo dhe për mundësinë e bllokimit të negociatave, fajtor mbetet politika të cilën në nivele të larta e konsideroi toksike.

Presidenti Ilir Meta ka fajësuar politikën shqiptare për emigrimin masiv të të rinjve. Në një takim me ekselentë ai ka theksuar se pasojat do të jenë afatgjata.  Duke konsideruar një shembull për tu ndjekur zgjedhjet në Kosovë, kreu i shtetit thekson se kriza në Shqipëri nis me ndryshimin e kushtetutës në vitin 2008.

Meta: Drama jonë fillon me 2008. Ne kemi pasur një kushtetutë shumë të mirë, më të mirën në botë, me atë që u në në 1998. Kushtetuta në 1998 u bë që mos të përsëritej ajo që ndodhi në 96-97 në Shqipëri. 

Meta shpreson për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave, por nënvizon se politika në Shqipëri është mjaft toksike.

Meta: Në 2001 - 2002 ne kemi qenë me të njëjtin ritëm se Kroacia dhe kemi qenë shumë përpara se Serbia dhe Mal i Zi. Tani ku jemi? Ata janë shumë përpara me kapitujt e negociatave dhe ne luftojmë për të marrë një autorizim,  pastaj që të marrim edhe datën. Kjo nuk është një përgjegjësi e qytetarëve. Shohim që politika është toksike dhe është artificiale, nuk është se ka një bazë reale. Është zgjedhur konflikti si një mënyrë drejtimi por edhe shmangie të llogaridhënies. Kemi shumë probleme të tjera që janë të renditura në kushtet e Bundestagut. Ata kanë 3 vjet që i kërkojnë ato gjera. 

Sa i përket rotacionit të pushtetit në Kosovë meta vlerëson rolin e kryeministrit në largim Haradinaj dhe potencialin e Albn Kurtit.

Meta: Në Kosovë është votuar për të bërë një ndryshim. Mendoj se edhe ish-kryeministri Haradinaj i hapi rrugën këtij ndryshimi. Albin Kurti ka një potencial politik dhe intelektual të jashtëzakonshëm.  

Edhe një herë kreu i shtetit ka akuzuar kryeministrin Rama për vonesat në reformën në drejtësi.

/Ora News.tv/