Policia turke dhe holandeze sekuestrojnë 2,3 ton heroinë

Policia turke dhe holandeze kanë sekuestruar 2,3 ton heroinë në operacione të përbashkëta nëpër pesë vende.

Njoftimin e dha Ministria e Brendshme e Turqisë, gjatë një deklarate të mërkurën e 4 marsit.

Sipas informacioneve të marra nga ministria, u identifikua një organizatë e cila trafikonte drogë kryesisht për vendet evropiane, shkruan agjensia turke e lajme Anadolu Agency.

Si pjesë e luftës kundër trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike, autoritetet turke dhe holandeze hetuan organizatën.

Policia turke dhe holandeze filluan njëkohësisht  operacionet në Kazakistan, Gjermani, Poloni, Hollandë dhe Turqi.

Sipas burimeve të sigurisë, ata kapën 1,105 kg heroinë në Kazakistan, 703 kg në Gjermani, 350 kg në Poloni, 171 kg në Hollandë dhe 55 kg në Turqi.

EMISIONET