Policia malazeze arreston dhjetëra protestues pro-serbë, i shpërndan me gaz lotsjellës

Policia malazeze arreston dhjetëra protestues pro-serbë, i

Policia malazeze ka arrestuar dhjetëra njerëz pas disa tubimeve pro-serbe në Podgoricë dhe qytete të tjera. Tubimet u thirrën nga zyrtarë të opozitës, të cilët pëkrahin lidhjet më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë.

Protestat e 24 qershorit reflektojnë tensionet politike në Mal të Zi, përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 30 gusht. Protestat shpërthyen në qytetin bregdetar, Budvë, ku tensionet kanë qenë të larta për shkak të një mosmarrëveshje midis autoriteteve komunale.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit dhe arrestoi 17 persona. Në kryeqytetin Podgoricë, policia tha se 18 protestues u arrestuan.

Autoritetet thonë se dhjetëra protestues të tjerë u arrestuan në pjesë të tjera vende të tjera.

Tensionet në Budva filluan më 17 qershor, kur kryetari Marko Careviq, i cili është besnik i opozitës pro-serbe të Malit të Zi, nuk pranoi t'ia dorëzonte pushtetin koalicionit qeverisës, pasi humbi kontrollin e shumicës në asamblenë lokale.

Në fillim të këtij viti, Kisha Ortodokse Serbe zhvilloi për javë të tëra protesta në Mal të Zi, kundër një ligji për fetë. Krerët e kishës pretenduan se përmes atij ligji ata do humbnin pronat.

Ky ligj hyri në fuqi në janar. Ligji thotë se bashkësitë fetare duhet të dëshmojnë pronësinë e tyre para vitit 1918 - vitin kur Mali i Zi u bashkua me Mbretërinë e Jugosllavisë dhe kisha e saj iu bashkua Kishës Ortodokse Serbe, duke humbur të gjithë pronën e saj.

Kisha Ortodokse Serbe thotë se ligji ka për qëllim rimarrjen e pronave të saj. Zyrtarët malazez e kanë mohuar vazhdimisht akuzën.

Mali i Zi u nda nga Serbia në një referendum të vitit 2006. Ajo më tej është distancuar nga Beogradi dhe aleati i saj ortodoks Rusia që nga ajo kohë, duke marrë një kurs të politikës së jashtme pro-perëndimore dhe anëtarësimin në NATO në 2017.

Mali i Zi gjithashtu ka qenë duke negociuar hapa drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nacionalistët serbë në Mal të Zi dhe Serbi kurrë nuk e kanë njohur plotësisht ndarjen e Serbisë nga Mali i Zi, për të cilin ata pretendojnë se është një territor historik serb.

/REL/

EMISIONET