Policia lokale spanjollë është parë duke kënduar dhe kërcyer në një lagje të Majorkës, në një video e cila është bërë virale në internet. Disa efektivë shihen teksa parkojnë automjet në lagjen Algaida dhe njëri prej tyre, me një kitarë në dorë iu drejtohet banorëve që kanë dalë t’i shohin nga dritaret dhe ballkonet e tyre, të izoluar për shkak të situatës me koronavirusin. Kemi ardhur për të kënduar!

E gjithë kjo shfaqje u prit me duartrokitje nga banorët dhe pikërisht ky ishte edhe synimi I policëve të cilët shprehen se janë të kënaqur që të paktën njerëzit nuk e humbasin ndjenjën e tyre të argëtimit.

Edhe në Indi, policia është parë duke kërcyer në një video sensizbilizuese që u është shpërndarë qytetarëve. Koreografia është një sekuencë argëtuese e lëvizjeve të larjes së duarve, duke ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit se si t'i pastroni ato sa më mirë.

Videoja e policisë e ndarë është frymëzuar nga një sfide e re vallëzimi që u fillua nga Quang Dang, një banor i Vietnamit. Videoja TikTok e Dang përdor koreografinë për të mësuar 6 lëvizjet e duhura të larjes së duarve që Rekomandon Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).


/Ora News.tv/