Policët në përballje me COVID-19: Qëllimi, sensibilizimi dhe ruajtja e qytetarëve

Policët në përballje me COVID-19: Qëllimi, sensibilizimi dhe

Krahas bluzave të bardha që janë në frontin e parë të luftës ndaj COVID 19, prej me shume se një muaji dhe efektivët e policisë janë duke u përballur çdo ditë në terren me vështirësitë e kësaj situate.

Florjan Demçe dhe Emiliano Visha janë dy efektive të policisë, të cilët tashmë kanë një detyrë shtesë, atë të ruajtjes së qytetarëve nga përhapja e pandemisë.

"Për orarin e lëvizjes kemi pasur mirëkuptim plotësisht dhe totalisht dhe mbështetjen e qytetarëve, sepse pa ata ne nuk mund të arrinim që ta parandalojmë këtë përhapje"

Çdo ditë ata ndeshen në rrugë me qytetarë të ndryshëm, por mbetet problematike dalja e të moshuarve dhe grumbullimet nëpër lagje.

"Shkeljet e shumta kanë qenë për moshën e tretë. Kemi pasur probleme me këtë moshë. Problemi tjetër mbetet grumbullimi i të rinjve nëpër lagje, ku ne po i evidentojmë dhe po marrim masa"

Shërbimi në kohë pandemie u ka ndryshuar jetën e përditshme, ku krahas kujdesit ndaj qytetarëve duhet të kujdesen dhe për familjarët kur mbarojnë shërbimin.

"Jeta jonë nuk ka ndryshuar, por tani duhet të kemi më shumë kujdes sepse kemi përballje me qytetarët në rrugë. Është dhe frika se mos e çojmë virusin në shtëpi"

Dy efektivët e seksionit shigjeta ne repartin e shqiponjave ne Tirane kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve pasi siç thonë ata prioritet është sensibilizimi i tyre dhe jo ndëshkimi.


EMISIONET