Policët me 1 mijë halle

Policët me 1 mijë halle

Qeveria shqiptare ka afat 30-ditor për të marrë në konsideratë kërkesat e Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit.

Kryetari i Sindikatës, Sadetin Fishta, ka deklaruar se pas këtij afati, do të ndjekin të gjitha hapat ligjore për plotësimin e kërkesave të rreth 9 mijë punonjësve të policisë.

Sadetin Fishta: 30 ditë i ka qeveria në dispozicion për të dhënë përgjigje me ligj. Fakti se jemi në pritje nuk do të thotë se do të rrimë indiferent ndaj kësaj kërkese. Do ti përgjigjemi sipas procedurës që ka dhe ligji.

Fishta flet për një situatë të rënduar në radhët e punonjëve të policisë si pasojë e kushteve të punës, teksa rezerva ka edhe për sistemin gjyqësor.

Sadetin Fishta: Të gjitha këto gjyqe kanë mbetur në vesh të shurdhër, të patrajtuara në Gjykatën e Lartë. Atje janë stokuar për shkak të vetë sistemit gjyqësor që kemi ne.

Sa i përket atyre që duan të largohen nga vendi përmes Lotarisë Amerikane, Fishta sqaron se bëhet fjalë për efektiva që janë nën 45 vjeç, dhe që kanë më pak se 10 vite punë.

Sadetin Fishta: Çfarë janë moshë 45 vjeç e poshtë punonjës policie që kanë nën 10 vjet punë në polici, se mbi 10 vjet punë përfitojnë një pension suplementar dhe për shkak të këtij pensioni janë dhe të detyruar që të vazhdojnë karrierën. Kjo kategori ka aplikuar për të ikë në Lotarinë Amerikane dhe njëkohësisht presin janarin që të sigurojnë ndonjë kontratë pune në Gjermani.

Përmes letrës drejtuar qeverisë, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit kërkon që të paguhen orët shtesë dhe dietat e prapambetura që nga viti 2016, dhe pagesën e 13.

Sigurimi i jetës dhe mbrojtja nga rreziqet, janë disa prej kërkesave të artikuluara së fundmi.

EMISIONET