Policët mbipeshë dërgohen në kamp për tu dobësuar

Policët mbipeshë dërgohen në kamp për tu dobësuar

Policët mbipeshë janë dërguar në një kamp të veçantë për rregullimin e barku.

Sipas policisë në  Pak Chong programi u shpall i suksesshëm. Të gjithë policët mbipeshë në mbarë vendin po dërgohen në Central Police Training Center ku mbajnë një dietë strikte dy javore dhe stërviten për tu dobësuar.

"Ka shumë probleme kur je i shëndoshë. Punon ngadalë dhe ecën ngadalë. Kjo është e papranueshme për një oficer policie të ngarkuar për arrestimin e kriminelëve. Ata duhet të jenë të shkathët dhe të lëvizin shpejt,"-tha Sornpetch Chantarak, zbatues i programit të ri dietik.

Sornpetch  tha se policët që peshonin 80 kg shkuan në 60 kg.

Stacionet e policisë në mbarë vendin do përzgjedhin 2 ose 3 oficerë të shëndoshë për të marrë pjesë në program në të njëjtën kohë.

EMISIONET