Polemisti Meçe: Basha më hoqi nga puna se denoncova Rrugën e Kombit

Polemisti Meçe: Basha më hoqi nga puna se denoncova Rrugën e

Inxhinieri Arben Meçe u shpreh se Lulzim Basha e kishte pushuar nga puna. Gjatë debatit në “360 Gradë”, Meçe tha se ishte pushuar nga puna për paftësi pasi kishte denoncuar aferën e Rrugës së Kombit.

Meçe: A thua ti që unë do të bie në këtë batak. Kam mbaruar shkollën e mesme me të gjitha 10-ta, të lartën me të gjithë 10-ta. Jam inxhinier ndërtimi prej 35 vjetësh. Jam pushuar nga puna për paftësi. 

Dhe e di kush më pushoi? Lulëzim Basha! Basha më pushoi nga puna. E di pse më pushoi? Sepse denoncova Rrugën e Kombit. Në atë kohë kur kishte pushtet Berisha unë thashë: hajdut! Dosja ime është ajo që flitet për Kontrollin e Lartë të Shtetit. 


EMISIONET