"Poker" kundër Sassuolës, Crotone shumë pranë mbijetesës

"Poker" kundër Sassuolës, Crotone shumë pranë

Crotone ka arritur të fitojë me rezultatin 4-1 kundër Sassuolës.

Skuadra e drejtuar nga Walter Zenga ka bërë gjithçka mirë duke triumfuar përballë publikut të tyre duke marrë një tre pikësh mjaft të rëndësishme për ekipin e Arlind Ajetit, i cili tashmë është më pranë mbijetesës në Seria A.

Qendërmbrojtësi shqiptar e nisi takimin nga stoli dhe në fut në lojë në minutën e 81-të. 4 minuta më pas, ai u ndëshkua me karton të verdhë. Golat për Crotonen u shënuan nga Trota dhe Simi, ndërsa për miqtë Berardi tundi rrjetën përmes penalltisë.

Pas kësaj fitore, Crotone ndodhet në vendin e 14-të me 34 pikë, duke u shkëputur në këtë mënyrë 5 pikë nga vendi i 18-të, që të çon në Seria B.

EMISIONET