"Poker" golash, Interi shkatërron Brescian 6-0

"Poker" golash, Interi shkatërron Brescian 6-0

Interi vijon të ndjekë hap pas hapi Lazion teksa shënoi një tjetër fitore këtë të mërkurë.

Ajo mundi me një rezultat të thellë Brescia me shifrat 6-0.

Serinë e golave e hapi Ashley Young që në minutën e 5' me një gol fluturimthi brenda zonës së portierit.

Për të dyfishuar shifrat mendoi Alexis Sanchez me anë të një penalltie në minutën e 20'. Ndërkohë në minutën e 45' D'Ambrossio trefishoi shifrt për zikaltërit.

7 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Gagliardini shënoi golin e katërt me kokë. Në të 83', Christian Eriksen shënoi të pestin.

Ndërsa për të mbyllur përfundimisht hesapet, Candreva shënoi dhe golin e 6.

Me 3 pikët e fituara, Interi renditet në vendin e tretë me 64 pikë në ndjekje të vendit të dytë, Lazios e cila është 4 pikë përpara.

Ndërkohë Brescia renditet në vendin e fundit me 18 pikë.  

EMISIONET