Edhe pse Kryeministri Edi Rama ka noftuar se do të ndalohet dhe qarkullimi i njerëzve duke nisur prej orës 18:00, për qytetarët e Pogradecit pak rëndësi ka ky pohim. Si raporton gazetari i Ora Neës, Artin Halili, pogradecarët nuk duruan më shumë se 4 ditë në karantinë.

Të stresuar nga situata e krijuar ata i janë vërsulur bregut të liqenit  për të shëtitur. Disa me maska dhe disa pa maska ata i gjen përgjatë gjithë bregut, në një kohë kur në orën 18:00 Kryeministri njoftoi për ndalesëm e xhiros në parqe dhe lulishte.

Shumë thonë se dalin për për ajër të pastër, të tjerë heqin mërzinë. Duket se janë duke shfrytëzuar ditën e fundit të "lirisë". Megjithatë, nga dita e nesërme do të nisin dhe gjobat për këmbësorët.

/Ora News.tv/