Pogradec: peshkatari i zhdukur prej 31 dhjetorit, doli për peshkim

Pogradec: peshkatari i zhdukur prej 31 dhjetorit, doli për peshkim

Një peshkatar është zhdukur në liqenin e Pogradecit. Peshkatari kishte dalë me varkën e tij në ujrat e liqenit më datën 31 dhjetor por ende nuk është kthyer.Denoncimi është bërë nga familjarët ndërsa sot,  2 janar 2019 në afërsi të fshatit Hudënisht, në një distancë prej 100 m nga liqeni i Pogradecit, është gjetur një varkë e cila mendohet të jetë e shtetasit Gëzim Seitllari, rreth 53 vjeç, banues në fshatin Memlisht.

Polumbarët e forcave RENEA pritet të rifillojnë mëngjesin e së enjtes kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit Gëzim Seitllari, të zhdukur prej 3 ditesh në liqenin e Pogradecit.

53-vjeçari rezulton i zhdukur që prej 31 dhjetorit kur kishte dalë në liqen për të peshkuar.

Tre orë kërkime këtë të mërkurë nuk dhanë rezultat, ndaj polumbarët ndërprenë operacionin për të vijuar të enjten.

Policia ka mundur të gjejë varkën e 53-vjeçarit në afërsi të fshatit Udënisht.

Familjarët kanë pohuar se peshkatari është futur në ujrat e liqenit të Ohrit teksa nuk ka dalë më prej andej.
Dyshimet e policisë janë se ai mund të jetë mbytur. Ndërsa kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit te tij.

Mësohet se pritet mbërritja e polumbarëve nga kryeqyteti për të bërë të mundur kërkimet për peshkatarin.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë dy peshkatarë të tjerë po nga Pogradeci janë gjetur të mbytur në ujërat e liqenit, ndërsa trupat e tyre dolën në breg disa ditë më pas.

EMISIONET