Policia e Pogradecit ka arrestuar një 26-vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar vjehrrin e tij. 

Në pranga u vu shtetasi Alderado Tato, banues në fshatin Selcë e Sipërme-Pogradec.

"Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në fshatin Homçan, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjete të forta në trup, vjehrrin e tij, shtetasin I.M, 53 vjeç, banues në këtë fshat, i cili ka marrë mjekim në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën", thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

/Ora News.tv/