Pogradec, furnizimin me ushqim të 55 emigrantëve në karantinë do ta bëjë bashkia

Pogradec, furnizimin me ushqim të 55 emigrantëve në

Bashkia Pogradec marrë përsipër furnizimin për 3 vakte ushqimore të 55 shtetasve shqiptarë që janë të akomoduar tek Hotel "Euro Korça" në Pogradec për 14 ditë.

Në bashkëpunim me biznesetm, Bashkia ka siguruar edhe bazën ushqimore për tre vakte, ushqime shporte, bulmet etj.

Puna do të organizohet  nga punonjësist e bashkisë për servirjen e vakteve ushqimore dhe lëvizjen e tyre.

Njëkohësisht bashkia ka siguruar për ta edhe batanije shtesë.

Në varësi të gjendjes së tyre ekonomike, pas verifikimeve Bashkia do të marrë përsipër pjesërisht për një pjesë të tyre edhe pagesën e qëndrimit në hotel.

Bashkia njofton se ka bërë edhe dezinfektimin e ambjenteve.



EMISIONET