Pogba presion United, kërkon pagë faraonike

Pogba presion United, kërkon pagë faraonike

Pogba presion United, kërkon pagë faraonike

Ylli i Djajve dëshiron 500 mijë sterlina në javë për tu barazuar me Alexis Sanchez si lojtarin më të paguar të klubit.

 Një shifër e lartë për anglezët, por të detyruar mund të pranojnë kërkesën e lojtaritDrejtuesit e Manchester United janë të gatshëm të hapin bisedime me Paul Pogba  me qëllim për të shmangur interesin e Real Madridin. Por problemi qëndron te paga që mesfushori francez kërkon nëse vendos të rinovoj.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka objektiv kryesor Pogba dhe shpreson të afroj francezin sëbashku me Eden Hazard të Chelseat për të përforcuar ekipin në merkaton e verës.

Francezi intrigohet nga mundësia për një eksperiencë të re jashtë Anglisë.Për më tepër ai konsiderohet nga trajneri Solskjaer një pjesë kyçe e skuadrës për të ardhmen.

Pogba ka edhe dy vite të mbetura në kontratë me United, por "djajtë" janë të gatshëm t'i ofrojnë rinovimin deri në vitin 2024.

Agjenti i Pogba, Mino Raiola priten të bëjë një takim javën e ardhshme me drejtuesit e United ku do të diskutohet e ardhmja e mesfushorit.

Pogba aktualisht fiton 300 mijë sterlina në javë, shumë më pak se Sanchez që përfiton 500 mijë.

EMISIONET