Pogba dëshiron rikthimin tek Juventus

Pogba dëshiron rikthimin tek Juventus

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba kërkon të rikthehet aty ku u bë i famshëm. Francezi dëshiron të kthehet tek Juventus këtë verë, të paktën kështu shkruan e përditshmja torineze "Tuttosport".

Pogba është përballur me shumë kritika në "Old Trafford" që kur u transferua tek Djajtë e Kuq para dy viteve dhe nuk po përshtatet me lojën e Jose Mourinho-s.

Agjenti i tij, Mino Raiola po punon shumë që marrëveshja mes Pogba-së dhe "Zonjës së Vjetër" të kryhet, por francezit i duhet të reduktojë pagën nëse dëshiron të rikthehet në Itali.

Ndërkohë që situatën e mesfushorit të United po e vëzhgon dhe Paris Saint-Germain.

EMISIONET