Po surprizon Superioren, Bicaj: Jeta në Ballsh sillet gjithmonë rreth futbollit

Po surprizon Superioren, Bicaj: Jeta në Ballsh sillet gjithmonë rreth

Bylis është surpriza e Kategorisë Superiore në këtë sezon të ri futbollistik, pasi e mbylli pjesën e parë të kampionatit në vendin e dytë, menjëherë pas Kukësit kryesues.

Meritë për këtë ecuri ka edhe mbrojtësi, Ditmar Bicaj, që i ftuar në emisionin e mëngjesit në "Rtv Ora", "Ditë e Re" tregoi emocionet që po përjeton me ekipin ballshiot, teksa shtoi se në qytet gjithçka sillet rreth sportit.

"Do të thoja se periudha që kam shkuar në Ballsh ka qënë e vështirë, pasi më duheshin 1-2 javë për ambientimin me qytetin. Megjithatë është një qytet i vogël, por me njerëz që na qëndrojnë gjithmonë pranë. Janë shumë sportdashës. Janë njerëz që gjithmonë na mbështesin si në humbja ashtu dhe në fitore. Jemi gjithmonë në qendër të vëmendjes sepse jemi sportista. Kështu jeta në Ballsh sillet gjithmonë rreth futbollit. Kështu që jemi të lumtur. Nuk do ta krahasoja me jetën që të ofron Tirana, ose Durrësi dhe Vlora, por ka atë bukurinë e vet se ne gjithmonë jemi në qendër të vëmendjes dhe çdo gjë sillet rreth sportit. Më gëzon fakti për dy gjëra sepse riktheva pak me atë kontributin tim, Teutën në Europa League dhe i arkëtuam klubit diçka të mirë nga ana ekonomike, po ashtu edhe ecuria pozitive që po bëjmë me ekipin e Bylisit, të cilët para fillimit të sezonit nuk e kishte menduar askush që ky ekip kaq i vogël, qytet kaq i vogël do ta mbyllte fazën e dytë të kampionatit në vendin e dytë,"tha Bicaj.  

EMISIONET