Ish-Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç u përfshi në një aksident automobilistik pasditen e kësaj të diele (21 qershor).

Sipas medieve serbe, ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në Lapovë.

Makina në të cilën ndodhej ish-presidenti u godit nga një automjet i Ministrisë së Brendshme i cili u fut në kundërvajtje.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Pas aksidentit ka folur edhe vetë ish-Presidenti i cili shprehet se nuk ishte asgjë serioze.

Gjithashtu ai shprehet se po shkonte për të votuar. Kujtojmë që këtë të dielë në Serbi po zhvillohen zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

/Ora News.tv/