Po shkëlqen te Flamengo, Inter vendos të ardhmen e Gabigol

Po shkëlqen te Flamengo, Inter vendos të ardhmen e Gabigol

Gabriel Barbosa do të jetë një futbollist i Flamengo duke nisur që nga dhjetori i këtij viti.

Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga portali brazilian "Extra", që shkuan se klubi kuqezi është shumë pranë akordit me Interin për kartonin e 23 vjeçarit. Futbollisti i kombëtares braziliane aktualisht është në huazim te klubi i "Rubro-Negro", ku po kalon një formë fantastike, duke shënuar 16 gola dhe dhuruar 15 asiste.

Prandaj, besohet se përfaqësues të Flamengo janë të etur për ta blerë kartonin e Gabigol. Kartoni i futbollistit të ardhur te Interi nga Santos do i kushtojë arkave të Flamengo rreth 15 milionë euro.

EMISIONET