Martin Odegaard tërheq vëmendjen e Manchester United pasi është duke shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Real Socedatiti në La Liga. 

Sipas “DailyMail”, “Djajtë e Kuq” kanë dërguar skautin e tyre kryesor Marcel Baut, për ta parë norvegjezin në “Anoeta” në fitoren 3-0 të Sociedadit ndaj Valencias të shtunën e kaluar. Odegaard ka bërë përshtypje në këtë sezon, teksa ka shënuar shtatë gola në 25 ndeshje në të gjitha garat me skuadrën baske, e cila renditet e gjashta në La Liga.

Odegaard është vlerësuar si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit në vitin 2015, kur u ble nga Reali por nuk mundi ti tregoi vlerat e tij në "Santiago Bernabeu".

/Ora News.tv/