Po shkëlqen në Holandë, Barcelona shfaq interes për yllin e Dortmund

Po shkëlqen në Holandë, Barcelona shfaq interes për yllin e

Pothuajse 10 vite pas nënshkrimit me Zlatan Ibrahimovic për 69 milionë euro, Barcelona ka kthyer vëmendjen nga një futbollist me cilësitë e sulmuesit të Los Angeles Galaxy.

Sipas "Mundo Deportivo", katalanasit kanë gjetur pasuesin e Luis Suarez dhe si për ironi të fatit vjen pikërisht nga kombëtarja suedeze.

Bëhet fjalë për Aleksandër Isak, i cili po shkëlqen në radhët e Willem 2. Sulmuesi në pronësi të Borussia Dortmund ka realizuar 10 gola në nëntë ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e disa prej skuadrave më të rëndësishme Europiane.

Real Madrid, Bayern Munich dhe Juventus ishin skuadrat që kërkuan ta blinin nga AIK, por në fund 19 vjeçari zgjodhi verdhezinjtë.

EMISIONET