Po penalizohemi! Bylis kërcënon me bojkot

Humbjet e fundit, përballë Tiranës javën e shkuar dhe ndaj Teutës pasditen e sotme kanë ndërlikuar pozitat e Bylisit në klasifikimin e Superligës.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në "Facebook", klubi ballshiot ka kërkuar nga organet kompetente që të merren masat e duhura, e në të kundërt do të mendojnë tërheqjen nga gara.

Një penallti flagrante e mohuar, kur topi është prekur me dorë nga Teodorovski në të 64’, por edhe pretendimi për një gol të realizuar dhe që është prekur brenda portës nga Frashëri, ka bërë që ballshiotët të mendojnë që të shkojnë deri në vendimin ekstrem.

Reagimi i Bylisit:

"Klubi i Bylisit që deri më tani është cilësuar nga të gjithë specialistët si skuadra më simpatike dhe surpriza e Superiore, pas humbjes në Durrës ka menduar tërheqjen nga gara. Është një vendim i drejtuesve më të lartë të skuadrës, fill pas takimit në Durrës dhe e gjitha kjo ka ardhur nga veprimet e gjyqtarëve të kësaj ndeshje. Një penallti flagrante e mohuar, kur topi është prekur me dorë nga Teodorovski në të 64’, por edhe pretendimi për një gol të realizuar dhe që është prekur brenda portës nga Frashëri, ka bërë që ballshiotët të mendojnë që të shkojnë deri në vendimin ekstrem... Në një reagim zyrtar të krerëve më të lartë të ballshiotëve dhe familjes Kapllanaj që investon prej 15 vitesh, në raste se nuk merren masat për këto padrejtësi që i janë bërë skuadrës së tyre, ata kanë menduar deri në braktisjen e garës. “E panë të gjithë se çfarë ndodhi në ndeshjen me Tiranën, kur jemi mundur nga dy gola me dorë. Nuk reaguam duke pritur që të merren masa, ndërkohë, që sot në Durrës, gjyqtari e bën baltë dhe kush e ka parë ndeshjen nuk na nevojë për shumë komente. Tërë lojën jemi penalizuar, një gol që na anulohet shumë i dyshimtë, pasi topi kalon vizën, kartonë pa kriter kundër lojtarëve tanë, ndërsa nuk ndodh kështu me kundërshtarin dhe i vë “kapakun” një penallti që na anulohet! Familja Kapllanaj investon prej 15 vitesh dhe si ka mundësi që nuk është marrë 1 pikë në Durrës, por është e njëjta histori në çdo ndeshje?! Kjo është skandal dhe ne si klub që deri më tani kemi qenë ekipi më simpatik i garës, kërkojmë që sa më shpejt nga organet kompetente të nxirren para përgjegjësisë fajtorët, në mënyrë që mos të na bëjnë edhe neve “pis” që të kalojmë në vetëgjyqësi, sepse, me sa duket në Shqipëri ashtu si në çdo fushë tjetër edhe në futboll u dashka që të funksionojë “Ligji i Xhunglës”. Këtë e bëjmë për transparencë pëër të gjithë ata që e duan futbollin e bukur dhe mediat që kanë pasqyruar deri më taani ecurinë e bukur të skuadrës sonë, në mëënyrë që nesër mos të jetë vonë! Prandaj dhe për të mos rënë “pre” e këtij pisllëku, nëse nuk analizohen padrejtësitë që po na bëhen, ne që nga sot nuk do të jemi më pjesë e garës, në Kupën e Shqipërisë apo dhe në kampionat. Është e kotë dhe këtu s’mjafton, as të investosh, e as të luash bukur duke i bërë nder garës...”, - ka qenë reagimi i klubit ballshiot!


EMISIONET