Po luan titullar, Napoli befason Hysajn me vendimin drastik për të ardhmen

Po luan titullar, Napoli befason Hysajn me vendimin drastik për të

Ardhja e Gennaro Gattusos dhe dëmtimi i Malcuit bëri që Elseid Hysaj të startonte titullar tek Napoli. 

Në dy muaj e fundit mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka qenë një pikë fikse e formacionit tek të kaltrit duke bërë drejtuesit e Napolit të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës. Raportimet e medieve italiane janë konfirmuar nga menaxheri i futbollistit Mario Giuffredi i cili theksoi se palët janë në bisedime me drejtuesit e Napolit dhe çështja e rinovimit do të mbyllet në fund të shkurtit. 

Nëse marrëveshja arrihet edhe në aspektin ekonomik Hysaj do të rinovojë me Napolin në rast të kundërt do të largohet në verë theksoi Giuffredi. 24-vjeçari vlerësohet në tregun e transferimeve rreth 25 milionë euro një shifër e cila mund të paguhet nga disa klube si Roma dhe Chelsea që kanë shfaqur interes për Hysajn edhe më parë.

EMISIONET