Po hetonin shqiptaren për vjedhjen e celularit, arrestohet burri i saj për një tjetër akuzë

Një grua rezidente në qytetin italian Barga, denoncoi disa javë më parë vjedhjen e celularit në një bar në Ponte a Moriano.

Analizimet e trafikut telefonik bënë të mundur zbulimin e përdoruesit të celularit, një 35 vjeçare me origjinë shqiptare banuese në Lucca, për të cilën policia kërkoi mandat nga prokuroria për të zhvilluar kontrolle në shtëpi.

Dje në mëngjes, gjatë kontrollit në banesën e gruas që jetonte bashkë me burrin e saj 40 vjeçar shqiptar, policia ka gjetur smartphone-n i përdorur nga fëmijët.

Por nuk ishte vetëm celulari ajo çka u zbulua. Brenda banesës, forcat e rendit gjetën doza të ndryshme droge, në total 15 gram kokainë dhe 50 gram marihuanë, e gatshme për t'u shitur si dhe një peshore elektronike dhe materiale të tjera për paketimin dhe shpërndarjen e drogës.

Burri mori autorësinë e plotë të drogës dhe u arrestua. Bashkëshortja, pavarësisht deklaratave të burrit që i heqin asaj çdo përgjegjësi, mbetet nën hetim për pranimin e mallrave të vjedhura.

EMISIONET