Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një reagim të akademikut, Artan Fuga, i cili komentoi veprimin e 9 deputetëve që kërkon seancë dëgjimore me kreun e SHISH, Helidon Bendo.

"Faleminderit profesor Fuga, që na riktheve në situatën e çmendur që përjetuam dhe që sot na duket ëndërr!", shkruan Meta në Facebook.

Bendo është thirrur të dëshmojë në Komisionin e Sigurisë për “skenarin” e djegies së parlamentit, informacion i cili u bë i ditur nga Presidenti Meta.

/Ora News.tv/