Po bënte “selfie” me armë, babysitter-i qëllon aksidentalisht 10-vjeçarin

Po bënte “selfie” me armë, babysitter-i qëllon

Një djalë 10-vjeçar mbeti i plagosur rëndë në Houston, SHBA, pasi u qëllua aksidentalisht nga “babsitter” e tij.

Djali u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por mjekët thonë se ai do të mbijetojë. Ndërkohë, Zyra e Sherifit në Qarkun Harris sqaroi ngjarjen e rëndë.

“Babysitter”, një vajzë e re, kishte gjetur një armë dhe kishte menduar se ajo ishte e shkrehur. Ndërkohë, vajza mori armën dhe nisi të bënte fotografi me të, thanë autoritetet.

Por gjatë kohës që bënte “selfie”, arma është shkrehur duke goditur djalin në stomak. Vdekjet aksidentale dhe të parandalueshmë përbëjnë 1% të vdekjeve të përgjithshme të lidhura me armë në SHBA.

EMISIONET