"Plumb në kokë kryeministrit, Presidentit dhe ministrit të Jashtëm", arrestohet gazetari grek

Një gazetar grek ka përfunduar në prangat e policisë mbrëmjen e sotme. 

"Kathimerini" shkruan se botuesi i gazetës "Makeleio", Stefanos Chios, u arrestua të enjten për një kryeartikull ku thuhet se presidenti grek, kryeministri dhe ministri i jashtëm duhet të gjithë të qëllohen në kokë për shkak të marrëveshjes së emrit midis Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Fotoja shoqëruese përshkruan Prokopis Pavlopoulos, Alexis Tsipras dhe Nikos Kotzias duke u qëlluar nga një skuadër pushkatimi, ndërsa në tekst shkruhej: "Skuadra e ekzekutimit me një plumb në kokën e tyre".

Chios, i cili ka një histori të mirëfilltë me ligjin mbi titujt ofensivë dhe gjuhën e përdorur, u arrestua jashtë zyrave të gazetës në Kallithea, pasi një prokuror urdhëroi një hetim të menjëhershëm paraprak.


EMISIONET