Plot 5.3 tonë marijuanë nga brigjet shqiptare është trafikuar në brigjet puglieze për një periudhë gati 2 vjeçare. Guardia di Financa ka publikuar videon e operacionit ku gomone të fuqishme të ngarkuara plot e përplot me drogë nga Shqipëria i zbarkonin në brigjet e Barit. 

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 8 gomone të fuqishme, ndërkohë sot janë ekzekutuar urdhërarrestet për 20 persona mes tyre shqiptarë. 

Hetimet e operacionit kanë zbardhur se ky grup kriminal zotëronte një trafik të madh droge e armësh nga brigjet shqiptare në ato iltaliane që i kryenin me anë të gomoneve transoqeanike me motorra të fuqishëm që i mundësonin trasportimin të sasive të mëdha të marijuanës” thuhet në komunikatën e Guardia di Financa. 

Të arrestuarit italianë i përkasin klanit mafioz “Strisciuglio” të Barit, ndërsa shtetasit shqiptarë sipas autoriteteve italiane akuzohen dhe për prodhim të lëndëve narkotike, grabitje, kërcënim e zhvatje të dhunshme , armëmbajtje pa leje e mbajtje abuzive armësh ilegale. 

"Organizata kriminale italo-shqiptare kishte krijuar një trafik imponues të drogës dhe armëve, duke u bërë protagonist edhe i krimeve të shumta grabitjesh, që shpeshherë përdoreshin si isntrument për trafiqet ilegale. Në vecanti, mjetet lundruse të përdorura për trafik droge nga brigjet shqiptare në ato puglieze, si gomonet transoqeanike të pajisura me motorë të fuqishëm jashtë bordi- shpesh ishin rezultat i vjedhjeve të kryera. Me pas gomonet modifikoheshin për transportin e sasive të mëdha të marijuanës, duke i hequr mobilimin detar, duke i zgjeruar kapacitetin e serbatorëve të naftës dhe duke i forcuar fuqinë e motorrëve." vijon komunikata e Guardia di Financa.

Autoritet italiane kanë vënë nën sekuestrim dhe të mira materiale të personave të arrestuar me vlerë 1 milionë euro. Janë sekuestrua 6 automjete luksoze e 27 llogari bankare. . Sipas autoriteteve italiane armët përdoreshin për të ushtruar kontrollin e trafikut të drogës në territorin e provincës së Barit.



/Ora News.tv/