Platforma online për rindërtimin e banesave, Ahmetaj: Afat 30 ditë, përzgjedhja jo sipas qejfit

Platforma online për rindërtimin e banesave, Ahmetaj: Afat 30

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, prezantoi platformën e aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit.

Sipas tij, qytetarët kanë afat 30 ditë për të dorëzuar dosjen, ndërsa platforma do të bazohet tek vetëdeklarimi i qytetarëve.

"Në çdo bashki, duke nisur nga e mërkura 29 janar do të duhet të ketë dy sportele të posaçëm. Ideja është që nuk do të vijnë qytetarët tek ju, por skuadrat tuaja ti marrin qytetarët dhe ti ndihmojnë për aplikimin online.

Platforma bazohet në vetëdeklarimit. Të gjitha Bashkitë do të dërgojnë tre persona që do trajnohen nesër në orën 11:00, procesin e aplikimit. Platforma do të ndihmojë që qeveria të ketë të saktë sipërfaqen e ndërtesës që do të ndërtohet.

Për të gjitha shërbimet online mos i thërrisni qytetarët që t'ju vijnë në zyra.

Pas aplikimit, fillon vlerësimi dhe apelimi, që është brenda fazës së dytë. Mund të kemi dhe jo fitues që aplikojnë. Do ta zgjasim procesin brenda 30 ditëve. 30 ditë duhet të ketë mbaruar aplikimi me dosjet e shoqëruara. tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha se lista do të bëhet me pikëzim automatik, pra që nuk mund të ndryshohet sipas dëshirës.

"Do të kemi një sistem pikëzimi. Sistemi i pikëzimit bëhet automatik, që do të thotë se lista prioritare nuk mund të ndryshohet sipas qejfit që mund të ketë kushdo nga ne.  Lista do të jetë në bazë të pikëzimit dhe pikëzimi kthehet ligjor në momentin që ju e kaloni në këshillin bashkia."

EMISIONET