"Plas" te Milani, Gattuso e Bakayoko dënojnë rëndë skuadrën

"Plas" te Milani, Gattuso e Bakayoko dënojnë rëndë

Milan po kalon një nga momente më të vështira të historisë së saj të lavdishme.

Skuadra kuqezi ka humbur shumë nga shkëlqimi i fillim-sezonit dhe kjo konfirmohet edhe nga veprimi i fundit i trajnerit, Gennaro Gattuso. Vonesa me 1 orë e mesfushorit, Tiemoue Bakayoko ka revoltuar teknikun, i cili ka vendosur t'i vendosë ultimatume skuadrës.

Në prag të duelit të fundjavës kundër Bolognas, skuadra kuqezi nuk do të shkojë asgjëkundi, përveçse në hotel, mensë dhe stërvitje. Një vendim që i kushton shumë skuadër që është e dënuar për të fituar në 4 duelet e fundit për të shpresuar te një vend që të kualifikon në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.

Sa i përket Bakayoko, mesfushori mund të gjobitet me një shumë tepër të lartë, teksa opsioni për ta blerë nga Chelsea duket se është hedhur poshtë përfundimisht.

EMISIONET