Pas sherrit në Instagram, Duda "kërcënon" Feron se do ti shkojë në shtëpi

Nuk është hera e parë që Fero ka debate me emra të njohur të muzikës shqiptare. Videoja e fundit që ka publikuar në rrjetin e tij social ku tregon se është reperi më i mirë në botë ka rënë në syrin e Dudës.

Duda konsiderohet si një prej reperave më të mirë në Shqipëri, i cili ka bërë shumë për muzikën, por ka disa kohë që qëndron në heshtje.

“Ti munesh me kan humori ma i mir ne Hip Hop shqip ose ma i rrahuri, po asnjheer RAP artist… (edhe ktyne tjerve ju ka ik ftyra hala pa e bo ftyren mire)”, shkruajti Duda në postimin e Feros.

Reperi nuk hezitoi ti përgjigjej dhe t'i tregonte se kur ka qenë hiti e tij e fundit.

Hala gjallë kukshe a. muzika jote hit e fundit u kon 2006. dhomqi mu ke kap n’***nashte dhez apet”, ishte përgjigja e Feros.

Pas kësaj, Duda bëri një postim në Instagram se do ti shkojnë në shtëpi sapo të kthehet nga Zvicra. Ndërkohë, fansat publikuan këngët e Dudës duke i kujtuar të gjithëve se muzika e reperit ka mbetur në mendjen e tyre.  


EMISIONET