Plantacion droge me vlerë 2.5 mln euro, arrestohet shqiptari në Itali

Plantacion droge me vlerë 2.5 mln euro, arrestohet shqiptari në Itali

Një plantacion me marihuanë i përbërë prej më shumë se 1700 bimë të lartësive të ndryshme, u zbulua në fushat e Trinitapoli (TMD) nga Policia Margherita di Savoia (Bat) në Itali.

Në pranga kanë përfunduar dy italianë, një shqiptar dhe një person nga Venezuela, të punësuar në kohën e fushatës së korrjes së bimëve dhe përpunimit të tyre.

Një shtetas tjetër shqiptar, i identifikuar si bashkëpunëtor, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Arrestimet janë vërtetuar nga autoriteti gjyqësor i Trani. Ushtria gjithashtu konstatoi se plantacioni ishte i pajisur me një sistem të pavarur të ujitjes.

Bimët ishin mbikëqyrur nga një sistem për kontrollin e largët të ndërhyrjeve të mundshme, të përbërë nga një kamerat-kurth me bateri të vendosura në degët e një peme.

Pas gjykimit, autoritetet gjyqësore urdhëruan shkatërrimin e menjëhershëm të bimëve. Sipas "Ansa", i tërë plantacioni, në lulëzim të plotë, do të prodhonte rreth tre kuintal marihuanë të thatë, nga të cilat do të mund të dilnin 250 mijë doza të vogla për shitje.

Nëse droga e thatë do të dilte në treg siç ishte planifikuar nga trafikantët, do t'u sillte atyre një fitim së paku 2.5 mln euro.

EMISIONET