Plagoset rëndë shqiptari ndërsa po grabiste një banesë

Plagoset rëndë shqiptari ndërsa po grabiste një banesë

Një 26 vjeçar shqiptar është plagosur rëndë me armë zjarri ndërsa po tentonte të grabiste një banesë në provincën e Pavias.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 22:00 të mbrëmjes së shkuar në komunën Casteggio të Pavias.

Ka qenë pronari i banesës, 56 vjeçari A.B i cili pasi ka dëgjuar zhurmë ka shtënë me armë zjarri kundër grabitësve që po hynin në banesën e tij.

26 vjeçari shqiptar ka marrë plagë në gjoks e është operuar gjatë natës në spitalin San Matteo të Pavias.

 Gjendja e tij shëndetësore është në prognozë të rezervuar.

Sipas pronarit të banesës, 26 vjeçari shqiptar ka qënë i shoqëruar nga një bashkëpunëtor i cili pas të shtënave është larguar pa lënë gjurmë.

Prokuroria e Pavias ka nisur një proces hetimor ndaj ngjarjes.

Në personat e hetuar janë si grabitësi shqiptar ashtu dhe pronari i banesës.

EMISIONET