VIDEO/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut befason Interin, Lyon ngec në barazim

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut befason Interin, Lyon ngec në

Magjia e UEFA Champions League ka nisur me surpriza.

Me rrobat e "hirushes" është veshur Slavia e Pragua, që i ka surprizuar të gjithë me lojën dhe rezultatin e marrë në "Giuseppe Meazza". Çekët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 kundër gjigantit të futbollit italian, Interit.

Në fakt, Slavia po udhëhiqte deri në minutën e 92-të, por prurja e re e zikaltërve, Barella "prishi" magjinë, duke i dhënë një pikë pa shumë vlera Interit. Për Slavia kishte shënuar një futbollist mjaft i njohur për sportdashësit shqiptarë, Peter Olayinka.

Ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut në Kategorinë Superiore, i cili është edhe lojtari i shitur më shtrenjtë nga klubet e Superligës, plot 1 milion euro te Genk.

Në barazim 1-1 u mbyll edhe takimi mes Lyon dhe Zenit. Për rusët realizoi Azmoun, teksa miqtë iu përgjigjen me Depay.






EMISIONET