Pioli optimist: Juventus me mendjen nga Champions, mund të përfitojmë

Pioli optimist: Juventus me mendjen nga Champions, mund të

Supersfida e javës së 24-t në Seria A, luhet në "Artemio Franchi" aty ku Fiorentina pret Juventusin.

Para takimit, në konferencën për shtyp, trajneri i violave, Stefano Pioli deklaroi se beson tek fitorja edhe pse bardhezijtë nuk do të vijnë për turizëm në Firenze.

“Do të duhet të luajmë si ekip, do të kemi shumë punë për të bërë.

“Do të përballemi me një skuadër shumë të fortë që nuk duket të ketë ndonjë dobësi në aspektin e mënyrës se si luajnë”.

“Është e mundur të triumfojmë kundër Juventusit. Ka ndodhur në të kaluarën, por jam i sigurt që Juventusi do të mendojë për Ligën e Kampionëve dhe të na lehtësoj neve punën”,-tha Pioli.

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Juventusit do të luhet nesër, duke filluar nga ora 20:45.

EMISIONET