"Kjo duket si një skenë e Gomorra, por në fakt kjo është ajo që më ka ndodhur mua sonte".

Kështu e nis rrëfimin e tij në fb, Diego Vitagliano,  një picier i njohur napoletan, i cili denoncon grabitjen nga dy persona jashtë ambienteve të picerisë së tij në për të denoncuar Bagnoli.

Vitagliano, një picier i vlerësuar me çmime për specialitetet e restoranteve të tij të picerisë, u grabit në mbyllje të punës nga dy persona që u drejtuan drejt tij me  motoçikletë.

Momentet e vjedhjes me armë u filmuan nga një kamera survejimi.

Picieri e publikoi videon në rrjetet sociale, për të raportuar se çfarë i kishte ndodhur.

"Në fund të ditës ata më vunë në gjunjë me një armë të drejtuar në kokë për të marrë paratë. Isha i frikësuar, shumë i frikësuar, por kjo nuk më bën të urrej qytetin tim", shkruan Vitagliano.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, natën mes të mërkurës dhe të enjtes së 30 gushtit 2018.

/Ora News.tv/