Moti i keq do të vijojë, pezullohen lundrimet në Vlorë

Moti i keq do të vijojë, pezullohen lundrimet në Vlorë

Moti i keq me erë të fortë e reshje shiu ka shkaktuar pezullimin e lundrimit në Vlorë, ndërsa ka krijuar vështirësi në disa sektorë portin e Durrësit. Problematika janë hasur edhe në qytet, ndërsa parashikimet thonë se paqëndrueshmëria e motit do të karakterizojë edhe ditët në vijim.

Moti i keq me reshje shiu e erë të fortë ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa kjo situatë pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.

Në Vlorë, moti i përkeqësua mbrëmjen e së dielës duke paralizuar punën në port, ndërsa është pezulluar lundrimi detar për shkak se dallëzimi arrin 5-6 ballë në gji dhe 7 ballë në det të hapur.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi u përplas në kalata dhe të hënën nuk lëvizi në itinerarin normal.

Peshkarexhat dhe anijet e vogla janë këshilluar të ankorohen në vendstrehime të sigurta.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në qytet, ku një pishë është rrëzuar duke bllokuar rrugën drejt Zvërnecit.

Ndërsa në mëngjes rrëzimi i disa pemëve bllokoi rrugën për në Triport në Pyllin e Sodës ku u kërkua ndërhyrja e zjarrfikësve.

Në disa zona ka pasur probleme edhe me energjinë elektrike.

Ndërkohë në Durrës, dallgëzimi arrin në 6 Ballë, duke penguar punën e sektorit të peshkimit dhe provizorisht edhe ngarkim shkarkimi.

Anijet tregtare dhe tragetet e linjave me Italinë ndërkohë vijojnë aktivitetin sipas planifikimeve, pavarësisht kushteve të motit.

Sipas parashikimeve, kjo paqëndrueshmëri e motit do të vijojë ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe jug të vendit.

EMISIONET