Pezullimi i Kamzës, skuadra e Superligës e feston me ... birra

Luftëtari është ndoshta skuadra më e fituar nga përjashtimi i Kamzës nga Kategoria Superiore.

Gjirokastritët do të përfitojnë plot 6 pikë nga ky penalizim i kryeqytetasve, duke ia bërë akoma më të thjeshtë luftën për mbijetesë. E ky fakt nuk ka kaluar pa festë në kampin e bluzinjve, që kanë shfrytëzuar edhe ditëlindjen e mesfushorit Maldin Ymeraj për t'ia plasur ...birrës.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, shfaqen thuajse të gjithë futbollistët e skuadrës së Luftëtarit teksa po konsumojnë nën praninë e njëri-tjetrit një darkë festive.

Megjithatë, nuk besohet se kjo festë nuk është bërë për të kremtuar përjashtimin e Kamzës, por një ditë e thjeshtë që shërbeu për të konsoliduar akoma më shumë marrëdhënien e futbollistëve të Luftëtarit.

EMISIONET