Peticioni për revokimin e Nobelit për “adhuruesin” e Millosheviçit, Çipa: Sipërmarrje populiste

Peticioni për revokimin e Nobelit për “adhuruesin” e

“Anuloni çmimin Nobel për Letërsinë për shkrimtarin austriak, Peter Handke!”.

Është ky peticioni që po nënshkruhet me shpejtësi nga mijëra shqiptarë anembanë botës pas reagimeve të ashpra që shkaktoi në publik, e madje dhe në qarqe politike e akademike vendimi i jurisë që akordon çdo vit çmimin Nobel të Paqes, e që këtë vit ka vendosur dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit austriak, Peter Handke, i akuzuar se ka mbështetur krimet çnjerëzore të Slobodan Milosheviçit, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç.

Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në RTV Ora dhe pse vlerëson reagimin publik, thotë se ky peticion nuk mund të anulojë Nobelin pasi nuk ka një precedent në tillë.

Aleksandër Çipa: Është një sipërmarrje populiste, nuk kemi ndonjë rast në historinë e Nobelit që të kthehet apo të rishqyrtohet vendimi i jurisë së Nobelit, është rast unik me përjashtim të rasteve kur janë zyrtarizuar. Qëndrimi dhe reaksioni publik gjithëshqiptar, i aktorëve dhe institucioneve të tjera kulturologjike globale është shumë i rëndësishëmsepse rikthen një përballje të opinionit të shëndetshëm global me jurinë e Nobelit e cila nuk mund të tejkalojë apo anashkalojë disa nga parimet dhe principet më të larta që formësojnë ndërgjergjen e njerëzimit dhe referencat e njerëzimit.



EMISIONET