Konfirmohen 5 raste të reja me koronavirus në Mat, kontakte të punonjësit të bashkisë së Matit i cili rezultoi pozitiv një ditë më parë.

Rasti i djeshëm riktheu Matin në hartën e zonave të prekura.

Nisur nga kjo është bërë dezinfektimi i të gjitha ambjenteve të kësaj bashkie, ndërsa rasti është izoluar në banesë.

Epidemiologët u kanë marrë tampon familjarëve, ndërsa pritet që analizës ti nënshtrohen edhe kolegët në bashki.

/Ora News.tv/