Personeli i Urgjencës së spitalit rajonal Lezhë, deklaron se nuk kanë kërkuar dëmshpërblim.

Në një reagim thuhet të këtij personeli thuhet se ata kanë qenë dhe do të jetë në gatishmëri të plotë në kryerjen e detyrës, në plotësim të misionit human që ka.

“Ne nuk kemi kërkuar e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës, të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në strukturat mjekësore të dedikuara COVID. Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike, ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve, të cilat do ti përmbushim pa asnjë hezitim”, thuhet në reagimin e  spitalit rajonal Lezhë.

/Ora News.tv/