Përplasi të miturin me "Audi" në Vlorë, procedim në gjendje të lirë për 23-vjeçarin

Përplasi të miturin me "Audi" në Vlorë, procedim

Identifikohet  drejtuesi i mjetit "Audi" që aksidentoi të miturin në Vlorë mbrëmjen e të martës.

Policia thotë se ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë.

"Ky shtetas u procedua pasi mbrëmjen e kaluar, në lagjen "10 Korriku", pranë një karburanti, ka aksidentuar me automjet një fëmijë të mitur 8-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën".

Burimet për Ora News bëjnë me dije se fëmija ka marrë dëmtime në krah.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



EMISIONET