Një 37-vjeçar nga Kukës u arrestua pasi përplasje me dashje me makinën e tij, një tjetër mjet.

Ngjarja ka ndodhur pas një konfliktit të çastit mes dy personave, ndërsa në pranga  u vu shtetasi L.Sh.

"Arrestimi i tij u bë pasi  në rrugën “e Xhamisë”,  pas një konflikti të çastit ka goditur me dashje me mjetin e tij tip "Volksëagen", automjetin tip "Daimler Chrysler", me drejtues shtetasin N.I., 32 vjeç, banues në Kukës. Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se shtetasi L.Sh, drejtonte mjetin pa leje drejtimi", sqaron policia.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

/Ora News.tv/