Përplasen trenat në Gjermani

Përplasen trenat në Gjermani

Disa persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy trenave pranë qytetit gjerman të Dyseldorfit. 

Operatori hekurudhor Dojçe Ban deklaroi se dy mjetet e përfshira në incidentin në qytetin e Merbush, janë një tren me pasagjerë dhe një tren mallrash. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 pasditen e së martës.

Sipas departamentit zjarrfikës të qytetit, deri në 150 pasagjerë kanë qenë në tren në momentin e përplasjes dhe për pasojë, 5 persona kanë mbetur të plagosur. 

Më herët, një zëdhënës i policisë deklaroi për mediat gjermane se rreth 50 persona kishin pësuar lëndime për shkak të incidentit. Ndërkaq, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane, kancelarja Angela Merkel është informuar lidhur me situatën.


EMISIONET