Përplasen tre makina në kryeqytet, plagosen dy prej drejtuesve

Përplasen tre makina në kryeqytet, plagosen dy prej drejtuesve

Tre makina janë përfshirë mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës  19:46, në rrugën “Muhedin Llagami”.

"Janë përfshirë në aksident mjetet me drejtues shtetasit K.K., L.B., dhe B.D" thotë policia.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtues mjetesh shtetasit K.K dhe L.B., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndersa drejtuesi i mjetit B.D., ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)


EMISIONET