Përplasen tre automjete në Përrenjas, 4 të plagosur

Përplasen tre automjete në Përrenjas, 4 të plagosur

Tre automjete janë përplasur midis tyre në aksin rrugor Përrenjas - Qafë  Thanë në fshatin Rrajcë  Fushë paraditen e sotme, duke lënë pas katër persona të plagosur.

"Mjeti  tip "Benz" me targa  AA  871 BI që drejtohej  nga shtetasi B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë është  përplasur me  një  mjet me targa AA 035 SK që drejtohej  nga shtetasi F.S., 54 vjeç banues në Tiranë dhe një  mjet me targa AA 563 MS që  drejtohej  nga  shtetasi A.Sh. 

Si  pasojë  janë  aksidentuar  katër  shtetasit: B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë drejtues i mjetit tip "Benz" me targa AA 871 BI  dhe  bashkëshortja e tij shtetasja A.Sh., 27 vjeçe.

Drejtuesi i  mjetit me targa AA 035 SK shtetasi F.S., dhe pasagjeri shtetasi L.S., 51 vjeç banues në Përrenjas", sqaron policia.

Të  katërt shtetasit janë  dërguar për ndihmë mjekësore në  spital  dhe  ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi  hetimor po  punon për  përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET