Përplasen tre automjete në aksin Rubik-Rrëshen, mes 6 të plagosurve edhe fëmijë

Përplasen tre automjete në aksin Rubik-Rrëshen, mes 6 të

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Rubik-Rrëshen. Tre automjete, dy prej tyre me targa të Kosovës janë përplasur mes tyre.

"Më datë 05.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në aksin rrugor Rrëshen - Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë KS 01-994 IG me drejtues shtetasin F.S., mjeti tip Opel me targë KS 03-272 FI me drejtues shtetasin F.N. dhe mjeti tip Benz me targë AA 254 OH me drejtues shtetasin F.L", raporton policia.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes tyre edhe 2 fëmijë.

Tre nga të plagosurit raportohet se janë në gjendje më të rëndë. Ata janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.

"Janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Volkswagen, si dhe një nga pasagjerët e mjetit Opel,  të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe  3 pasagjerë në mjetin tip Opel ( ndër ata 2 fëmijë), të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore".

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET