Përplasen makinat në Vlorë, dy të plagosur

Dy persona u plagosën në një aksident që ka ndodhur paraditen e sotme (27 shtator) në qytetin e Vlorës. Ngjarja u regjistrua në lagjen "10 korriku" të qytetit bregdetar dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e sinjalistikës, por edhe shpejtësia tej normave.

Dy të plagosurit kanë qenë pasagjerë në mjetin tip Opel. Ata janë dërguar në spital ndërsa ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Renault me targa AA 833 HY dhe Opel me targa AA 993 FD.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET