Përplasen dy makina në Tropojë, 1 i vdekur dhe dy të plagosur

Përplasen dy makina në Tropojë, 1 i vdekur dhe dy të

Dy makina janë përplasur në Tropojë. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri M.D., 64 vjeç dhe kanë mbetur të plagosur 2 persona të tjerë, midis tyre një fëmijë 7 vjeç.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës  në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bajram-Curri- Fierzë paraditen e së premtes.

Mjeti tip BMW, me drejtues  shtetasin me iniciale N.M., është përplasur me tip Benz, që drejtohej nga shtetasin F.D., 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj.

53-vjeçari po udhëtonte me vëllain e tij dhe dy pasagjerë të tjerë.

Nga aksidenti ka humbur jetën vëllai i F.D., ndërsa ky i fundit së bashku me një fëmijë me iniciale E.H., kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë

"Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen shtetasi M.D., 64 vjeç, banues në fashtin Dushaj, (pasagjer dhe vëllai i drejtuesit mjetit tip Benz), si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip "Benz" shtetasi F.D., rreth 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç (pasagjer),"-raporton policia.

Drejtuesi i mjetit tip "BMW", është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

/FOTO ARKIVE

EMISIONET