Përplasen dy makina në Fushë-Krujë, 4 të plagosur

Përplasen dy makina në Fushë-Krujë, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy makinave në Fushë-Krujë.

Një automjet tij Ford u përplas me një mjet tip Volksvagen në aksin rrugor Laç -Fushë  Krujë, në afërsi të rrethrrotullimit të  Thumanës.

"Me date 02.09.2019,  në aksin rrugor Laç-Fushë  Krujë, në afërsi të rrethrrotullimit të  Thumanës  automjeti tip Ford me drejtues shtetasin S.I., është përplasur me një mjet  tip Volksvagen,"-raporton policia.

Për pasojë u plagosën drejtuesi i automjetit tip Ford, me iniciale S.I., dhe pasagjerët në mjetin e tij, shtetasit me iniciale O.I., dhe H.I., si edhe drejtuesi i mjetit tip Volksvagen, me iniciale U.D.

Raportohet se të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


EMISIONET